Me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbajti programin e pritjes shtetërore. Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte edhe ndihmës-sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, raporton EkonomiaOnline.
Thaçi shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën që Bashkësia Ndërkombëtare i ka dhënë Kosovës për të qenë e lirë, raporton Ekonomia Online.
“Nga mbarimi i luftës kemi filluar ta promovojmë paqen. Negociatat e udhëhequra për paqe ishin të thella dhe shterruese. Nga ajo kohë BE-ja dhe SHBA-ja punuan së bashku për të gjetur zgjidhje. Edhe pjesa veriore e Kosovës është integruar dhe ka filluar funksionimin me rendin dhe ligjin. Kemi marrëdhënie edhe me Serbinë, kemi arritë normalizim në Bruksel, tani po punojmë edhe më shumë për normalizimin e marrëdhënieve. Kemi edhe sfida përpara nesh. Hapja e vendeve të reja të punës, kontributi në sundimin e ligjit, drejtësia. Do t’ia dalim të përballemi me këto obligime dhe do ecim sigurt në integrimin në BE”, u shpreh Thaçi.