Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, kanë vizituar të premten kreun e PDK-së, Kadri Veselin, për t’i uruar festën e Kurban Bajramit.
Presidenti Thaçi, i cili në ditën e Kurban Bajramit nuk është parë të ketë shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka gjetur kohë për vizitë pasardhësit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai, bashkë me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtatku, e ka vizituar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli në familjen e tij.