Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë takuar edhe ish-shefin e misionit vëzhgues ndërkombëtar në Kosovë William Walker.
Thaçi ka thënë se është “kënaqësi që të bisedosh për të arriturat dhe aspiratat e shtetit të Kosovës me njerëzit që e kanë në zemër dhe punojnë për të, siç është William Walker”.
“Në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e kujtojmë me mirënjohjen më të thellë angazhimin e tij për Kosovën, si në vitin 1999, ashtu edhe sot”, ka shkruar Thaçi në Facebook.