Presidenti, Hashim Thaçi, e ka quajtur “sorrë” Serbinë, derisa ka komentuar deklaratat e Beogradit për pjesëmarrjen e Kosovës në hapjen e aeroportit të ri të Stambollit.
“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë,” ka shkruar Thaçi në Fracebook, shkruan EkonomiaOnline.
Presidenti Thaçi ishte pjesë e ceremonisë në Stamboll përkrah liderëve të shumtë botërorë të pranishëm.