Thaçi e Vuçiq takohen në Bruksel më 7 shtator

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 13:33 | Nga

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç ka konfirmuar se takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiq do të mbahet më 7 shtator.

“Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, do të takohet më 7 shtator në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kontekstin e dialogut që ajo e ndërmjetëson”, thuhet në konfirmim, transmeton Koha.net.

“Përfaqësuesit e lartë do të vazhdojnë diskutimet me dy presidentët në lidhje me marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit, me synim që të arrihet përparim konkret, duke pasur parasysh prioritetin që ka ky dialog në mes të Prishtinës e Beogradit i ndërmjetësuar nga BE-ja, që rajonit i jep perspektivën e Bashkimit Evropian”, thuhet në konfirmim.

Vuçiqi pritet ta vizitojë Kosovën më 9 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme