Me rastin 9 vjetorit e rënies së heroit Enver Zymberi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek lapidari i tij, raporton Ekonomia Online.
Presidenti Thaçi tha se Zymberi ka dhënë jetën për mbrojtje të ingeritetit territorial të Kosovës.
“Sot bëjmë nderimin më të lartë shtetëror për heroin e kombit Enver Zymberi, i cili dha jetën në mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Kosovës. 25 korriku i vitit 2011 shënon ditën e bashkimit të Kosovës ku njësitë tona speciale bënë veprimin më të duhur të mundshëm, veprimin kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial të vendit për të vu në kontroll gjithë territorin e shtetit tonë, andaj sot të gjithë jemi të bashkuar për të kujtuar këtë veprim kushtetues e ligjor”, ka thënë Thaçi.
Pos Thaçit, homazhe ka bërë edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Policia e Kosovës për nder të kujtimit të veprës heroike të zyrtarit policor Enver Zymberi, ka organizuar ceremoninë e nderimit dhe homazheve pranë lapidarit të heroit Zymberi në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.