Thaçi falënderon Merkelin për përkrahje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar një fotografi me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris.

Ai ka thënë ta ketë falënderuar atë për mbështetjen e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të paqes dhe ligjërisht obliguese mes Kosovës e Serbisë.

“Faleminderit shumë kancelarja Merkel për diskutimin e mirë në Paris në kuadër të përvjetorit të 100 të përfundimit të Luftës së Parë Botërore – si dhe për mbështetjen e përpjekjeve tona për të arritur një marrëveshje të paqes dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siguron integrimin e plotë të Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter, raporton Koha.net.

Dje, presidenti Thaçi bëri me dije se ka takuar kancelaren Merkel, por nuk tha se e ka përmendur korrigjimin e kufirit, ide që ka nisur tash një kohë të qarkullojë si zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, e të cilën Gjermania po e kundërshton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme