Presidenti Hashim Thaçi, duket se nuk ka më papajtueshmëri me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Madje presidenti kosovar shprehet se e mbështet sllovakun në këtë proces, transmeton Klan Kosova.
Thaçi ka njoftuar se ka folur sot me Lajçak përsëri, pasi që një bashkëbisedim e kishte edhe të premten që shkoi.
“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak nga Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale”, është shprehur Thaçi.
“Neve na duhet BE dhe ne i duhemi BE-së. Ne duhet vepruar. Lajçak e ka mbështetjen time në këtë proces”.