Thaçi fton në takim liderët politikë për reformën zgjedhore

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 16:11 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ka ftuar në takim liderët e partive politike, ku do të diskutohet për reformën zgjedhore.

Në ftesën e presidentit të cilën e ka siguruar Ekonomia Online, thuhet se takimi do të zhvillohet nesër në ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konfirmuar se e ka pranuar ftesën, por ende nuk ka vendosur a do t’i përgjigjet ftesës.

“Po, ftesën e kemi pranuar nga Zyra e  Presidentit. Kryetari Haradinaj është për vizitë zyrtare në Gjermani. Ende nuk kemi vendosur për pjesëmarrje”, ka thënë Muharrem Nitaj, këshilltar i Haradinajt, për Ekonomia Online.

Ndërsa, zyrtarë për informim të Vetëvendosjes, të kontaktuar nga Ekonomia Online, thanë se nuk janë në dijeni për këtë takim.

“Kryetari Visar Ymeri, më vonë, do të bëjë të ditur qëndrimin nëpërmes një postimi në Facebook”, tha Tinka Kurti, zyrtare për informim.

ftesa

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/presidenti-thaci-e-njeh-ferid-aganin-si-kryetar-te-pd-se-dokument/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme