Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Luan Hajdaraga i cili ka vdekur dje.
Ai me këtë rast ka ngushëlluar familjen e Hajdaragës, ndërsa thotë se ishte shembull i bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve.
“Ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Luan Hajdaragën, do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të thellë për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Ai ishte shembull i bashkëpunimit në mes shqiptarëve për realizimin e interesave tona kombëtare. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdaraga dhe gjithë miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Thaçi në Facebook.