Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik që të jenë unik në përballje me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Në konfernecën për media ku ai po raporton pas vizitës së tij të fundit në ShBA, Thaçi ka thënë se në raport Serbinë duhet që i gjithë spektri politik i Kosovës të jetë i bashkuar.
Presidenti tha se roli i tij në dialogun me Serbinë do të jetë ai që ka qenë deri më tani, duke u zotuar se do të ketë një koordinim ndër institucional.
“Roli im do të jetë ai që ka qenë si president i vendit, rol me mandat të plotë Kushtetues dhe Ligjor. Do jetë një koordinim ndër institucional dhe unitet ndër-partiak por edhe prej liderëve të Kosovës”, tha Thaçi, shtuar se do të punojnë bashkërisht me secilin i cili ka përgjegjësi, duke theksuar se nuk janë në garë me njëri tjetrin.