Analisti Arben Ahmeti, e ka komentuar letrën e presidentit Thaçi, dërguar kryetarit të VV-së, Albin Kurti, ku i thotë të mos vonohet por të pranojë apo refuzojë mandatarin për formimin e qeverisë.
Në një bisedë për Gazeta Blic, Ahmeti thotë se presidenti Thaçi është i bindur që Kurti nuk do të arrijë marrëveshje me LDK dhe po bënë bllof.
Sipas tij, letra e Thaçit, ka për qëllim “që ta nxjerr Kurtin publikisht si të paaftë për ta marr mandatin”.
“Duket që presidenti Thaci është i bindur që Kurti nuk do të arrijë marrëveshje me LDK dhe po bënë bllof. Letra ka qëllim që ta nxjerr Kurtin publikisht si të paaftë për ta marr mandatin. Letra nuk ka efekt juridik por kjo nuk e ndalon presidentin që për shkak të vakumit kushtetues të ndërrmarë veprime sic është shhkuarja e vendit në zgjedhje ose kalimi i mandatit tek dikush tjetër. Edhe nëse kjo do të sfidohej nga ndonjë vendim i Gjykatës Kushtetuese, presidenti do të bënte vetëm shkelje procedurale, gjë që nuk ka pasoja për të”, ka thënë Arben Ahmeti për Gazeta Blic.