Presidenti Hashim Thaçi ka folur para mediave kosovare pas takimit që kishte dje me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke u shprehur i lumtur për rrjedhën e takimit.
Thaçi e ka cilësuar si të shkëlqyer takimin me kancelaren Merkel, duke bërë të ditur më pas edhe temat për të cilat foli me të, shkruan gazetametro.net.
Presidenti kosovar tregoi se me shefen e Qeverisë gjermane ka folur për zhvillimet në Kosovë, zhvillimet në rajon, bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Ishte një takim i shkëlqyer me kancelaren Merkel. Biseduam për zhvillime aktuale në Kosovë. Për zhivillimet në rajon. Për mundësinë e bashkëpunimit mës Kosovës dhe Gjermanisë. Ishte mbështetje e madhe e kancelares për punën e institcioneve në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, presidenti është shprehur optimist për angazhimin e Merkel në punët e Kosovës, duke theksuar se ka vërejtur një angazhim edhe personal të saj, duke e paraqitur më pas Merkel’in si shpresa e vetme për rajonin.
“Shoh një angazhim personal të kancerlares në punët e Kosovës. Kancerlarja Merkel mbetet shpresa jonë për zhvillim të rajonit”, ka shtuar presidenti.
Ndërkohë, Thaçi i pyetur se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave dhe a e përkrah këtë proces kancelarja gjermane, u shpreh i sigurt se vizat do t’u hiqen kosovarëve brenda këtij viti dhe se Merkel i ka mirëpritur zhvillimet në Kosovë.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1936174273119589/