Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka komentuar ‘marrëveshjen sekrete’ në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pretendon se ekziston.
Thaçi tha se fjalët e Kurtit lidhur me të një marrëveshje sekrete në mes Kosovës dhe Serbisë janë ‘llafe të çarshisë’, sepse, sipas tij, diçka e tillë nuk ekziston.
“Pretendimet e Kurtit të një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë janë llafe të çarshisë. S’ka takim sekret as marrëveshje. Gjithçka që është zhvilluar në Uashington, është treguar një vullnet për të vazhduar dialogun”, është shprehur Thaçi.
Tutje, Thaçi akuzoi Kurtin se ia ka dorëzuar veriun Serbisë.