Thaçi i reagon analistit amerikan: Mos krijoni plane fiktive për ndarje

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Pas emisarit të Trupit për dialogun, deklarimet e analistit amerikan, Edward Joseph, rreth planit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi thotë se është për të ardhur keq kur sheh se me çfarë lehtësie analistët krijojnë plane fiktive ( shkëmbim territoresh, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë ato atyre që janë duke provuar të bëjnë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë

Njëjtë sikurse Grenell, edhe Thaçi e ka quajtur si lajm të rremë që nuk i ndihmon procesit.

Joseph në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe kishte thënë se Thaçi-Grenell dhe Vuçiq janë duke synuar të arrijnë një marrëveshje të ngjashme me atë që ishte planifikuar në kohën e Mogherinit, e që përfshinë ndarje të Kosovës.

“Qëllimi i vërtetë i Richard Grenell, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit është të arrijnë një marrëveshje dhe unë besoj që është e njëjta ose e ngjashme për atë se çfarë janë dakorduar nën udhëheqjen e Federica Mogherinit. E cila është ndarja e Kosovës, ndonjëherë e quajnë shkëmbim i territoreve, por në të vërtetë është ndarje territoriale e Kosovës, sepse nuk e dijmë sa territor të Serbisë do të marrë Kosova, ndoshta do të jetë një territor i vogël”, ka thënë Joseph për Zërin e Amerikës, edicionin në gjuhën serbe.

“Por,  qëllimi kryesor është që do të jetë një ndarje dhe ndoshta një ndarje e konsiderueshme e Kosovës dhe pyetja thelbësore është çfarë do të thotë kjo për shumicën e serbëve në Kosovë që jetojnë në pjesën jugore të lumit Ibër”, ka thënë Joseph./Express/

https://twitter.com/HashimThaciRKS?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1236318832945487874&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpo-synojne-ndarjen-e-kosoves-thaci-i-reagon-analistit-amerikan%2F

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme