Presidenti i Kosovës, përmes profilit të tij në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të ndryshëm serb dhe sot presidenti Vuçiq, të cilët mohuan masakrën e Reçakut.
Presidenti Thaçi ka shprehur brengën e tij me këto deklarata ofenduese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë masakrat e njerëzve të pafajshëm të bëra nga forcat e qeverisë serbe në vitet 98-99.
“Të tronditur nga deklaratat fyese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat e njerëzve të pafajshëm të kryera nga forcat qeveritare serbe në vitet 98-99. Duke mohuar Reçakun dhe qindra masakra tjera është thellësisht shqetësuese dhe nuk jep një sinjal për pajtim”, ka shkruar Thaçi.