Halil Thaçi i Lëvizjes Vetëvendosje e ka goditur me grusht tavolinën, i nervozuar me dy deputetë të opozitës, të cilët e akuzuan se po bëhet “avokat” i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili ishte ftuar të raportojë.
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006, ku ishte ftuar për të dëshmuar është ftuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka kaluar sot me tensione.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur uzurpartor Halil Thaçin e Vetëvendosjes.
“Ti je uzurpator. Me letra. I kemi raportet, ti je uzurpator. Ti nuk është dashtë me qenë në Komision”, i është drejtuar Zemaj.
Drejt Thaçit ka drejtuar akuza edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke e quajtur edhe “hajdut”.
“Ti je uzurpator. Ti je hajdut. Le mos ta nij zonin. Ti bën biznes me serbë”, ka thënë Beqa.
Halil Thaçi, dukshëm i tensionuar, i ka quajtur shpifje deklarimet e kolegëve opozitarë.
“Ti je shpifës, po shpif”, i tha ai Zemajt.
Debati ka eskaluar edhe më tej kur Hajdar Beqa i ka thënë Halil Thaçit se ti je “kumbar me serbët”, duke e akuzuar deputetin e VV-së se bën biznes me serbët.
Pas kësaj ka reaguar me nervozë edhe duke e goditur tavolinën me grusht.