Thaçi ia tregon Josep Borrellit deklaratën e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar takimi kokë-më-kokë i presidentit Thaçi me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Pas përfundimit të këtij takimi, Thaçi dhe Borrell është paralajmëruar se do të deklarohen edhe për media.

Por, ajo që bie në sy me hyrjen në zyrën e presidentit Thaçi të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili më herët ishte kryediplomat i Spanjës dhe lobues i madh kundër pavarësisë së Kosovës, është prezantimi i deklaratës së pavarësisë nga presidenti Thaçi dhe i presidentëve të mëhershëm të Republikës së Kosovës. /Video Player00:0000:25


Të ngjashme