Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pak para fillimit të ceremonisë ku do të promovohet libri biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, ka filluar t’i jap nënshkrimet e para në librin që flet për jetën dhe veprimtarinë tij.
Këto libra të cilat do të shpërndahen pas ceremonisë së promovimit, janë nënshkruar edhe nga vet autorët e kësaj biografie.
Në këtë promovim pritet të marrin pjesë personalitete dhe deputetë të Parlamentit Britanik, dhjetëra ambasadorë të shteteve të ndryshme dhe ish-përfaqësues të shtetit britanik, që kanë kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.