Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të Samitit të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ka takuar shkurt kryeministrin e Italisë, Paolo Gentiloni.
Presidenti Thaçi sipas Zyrës për Informim ka falënderuar atë për mbështetjen që ia ka dhënë Italia në periudha të ndryshme, në procesin e shtetndërtimit dhe mbështetjes financiare.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Gentiloni mbështetjen e Italisë në procesin e integrimeve euroatlantike, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Sofjes.
Në kuadër të Samitit, Thaçi ka takuar edhe lider tjerë të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Italia ka qenë një mbështesë e fuqishme e popullit të Kosovës përgjatë tri dekadave të fundit. Me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni biseduam se si marrëdhëniet të mira bilaterale t’i zgjedhojmë edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë. Italia mbetet një mbështeste e madhe e anëtarësimit të Kosovës ne BE dhe NATO.