Thaçi kërkon nga prokurorët e gjykatësit t’i marrin seriozisht përgjegjësit që kanë

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 10:55 | Nga Besajana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, ka kërkuar nga prokurorët dhe gjyqtarët që të marrin seriozisht përgjegjësit që kanë, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse kreu i shtetit gjatë shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, potencoi se Kosovë është liderë në rajon në sigurimin e të drejtave të viktimave të krimit, por që e pranoi se duhet ende punë për tu bërë.

“Kërkoj që çdo gjykatës dhe prokuror të marr përgjegjësit e veta seriozisht. Kemi bërë hapa të mëdhenjtë edhe në kompensimin e dhunës tek viktimat e luftës. Ne do të kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë”.

“Mbrojtja e qytetarëve është obligim thelbësor i tërë shoqërisë e sidomos sistemit të drejtësisë. Jam i lumtur që Kosova mbetet liderë në rajon në fushën e të drejtave të viktimave të krimit, ndonëse duhet të aspirojmë më shumë”.

“Ligji për kompensimin e viktimave ta krimit është një prej të arriturave më të mëdha në sistemin e drejtësisë. Implementimi i suksesshëm i këtij ligji do të ndikojë”.

“Ligji për kompensimin e viktimave të krimit synon tu dal në krah viktimave. Ndodhë shpesh të dëgjojmë për dhunën në familje, dhe kjo nuk do të lejohet. Është obligim i ynë si shoqëri, është obligim i organeve të drejtësisë që të mos neglizhohen dhe të nxjerrën kryerësit e krimit”.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë: Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi; Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë; Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial; Basri Kastrati, Menaxher i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

Gjithashtu edhe Colleen E.Hyland, Ushtrues i detyrës së Ambasadorit të SHBA-së, në Kosovë; Cezary Michalczuk, Kryesues i sektorit të rendit dhe ligjit zyra e BE-së, në Kosovë etj.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/lumezi-askush-sdo-te-amnistohet-nga-ndjekja-penale-pavaresisht-statusit-ne-shoqeri/

Të ngjashme