Presidenti Hashim Thaçi, tha se rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit është hap i rëndësishëm për funksiononim e një shtetit ligjor, raporton Ekonomia Online.
Këto komente i pari i shtetit i bëri në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ku ka filluar procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Ai ka kërkuar përkushtim nga të gjitha institucionet që të jenë në krye të detyrës sa i përket sundimit të ligji.
“Realiteti juridik dhe politik i Kosovës është realizim i ëndrrave të kamotshme. Republikane Kosovës është shtet demokratik. Sot jam i nderuar që ju drejtohem juve. Sundimi i ligjit është obligim kushtetues se çdo qytetar është i barabartë”.
“Tani synojmë anëtarësimin e shtetit tonë në Bashkimin Evropian, që do të përmbyllë këtë aspiratë.
“Përmes këtij procesi, institucionet e Kosovës dëshmojnë aftësinë dhe vullnetin për t’i ofruar qytetarëve një sistem funksional, transparent e mbi të gjitha efikas të sundimit të ligjit. Andaj, unë sot ofroj mbështetjen time të plotë për Rishikimin e Sektorit të Sundimit të Ligjit”
“Institucionet e Kosovës po marrin përgjegjësitë e plota në sektorët më të ndjeshëm shtetëror. Ky është rezultat i pjekurisë institucionale dhe kapaciteteve profesionale të cilat me sakrificë u krijuan për të ndërtuar vendin tonë”.