Thaçi: Komisioneri Hahn ma konfirmoi perspektivën e sigurt

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 18:11 | Nga

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn.

Thaç ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Hahan i ka rikonfirmuar perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE, njëjtë sikurse për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ai më garantoi se kjo perspektivë e sigurt do të reflektohet edhe në Strategjinë për Zgjerim të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

“Ne u pajtuam sërish edhe për domosdoshmërinë e ratifikimit sa më të shpejt të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme