Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është në Kosovë për të kryer obligimin e tij qytetar në zgjedhjet e sotme.
Mirëpo, ai është prite në mënyrë të veçantë nga komuniteti kosovar në Halifax të Kandadas.
Thaçi ka thënë se komuniteti kosovar atje tashmë është pjesë e pandashme e suksesit multikulturor të Kanadasë.
“Komuniteti i mrekullueshëm kosovar në Halifax të Kanadasë, më nderoi me një pritje të veçantë. Ata tashmë janë pjesë e pandashme e suksesit multikulturor të Kanadasë. Secili prej tyre kontribuon përditë në jetën shoqërore, derisa si komunitet me krenari përfaqësojnë dhe përkrahin kudo që mundën kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Thaçi.