Presidenti, Hashim Thaçi në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, ka vlerësuar punën e institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit
Sipas tij, Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, ndonëse u shpreh se luftimi i korrupsioni është proces i vazhdueshëm, raporton Ekonomia Online.
Deri sa presidenti ishte duke folur në sallën në ndërtesën e Qeverisë është ndalur rryma.
“Kosova ka përmbushet të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, 95. Lufta kundër korrupsionit është një betejë permanente të cilën e zhvillojnë të gjitha shtetet”.
“Sot jemi takuar për të diskutuar mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit përgjatë 10 viteve shtet për të parë sfidat dhe hapat që duhet të ndërmarrim”.
“Përgjatë 10 viteve shtet Kosova ka marrë një varg veprimesh. Hapat qe duhet të ndërmarrim në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit ndërlidhen me rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë”.
“Ky proces dhe çfarëdo procesi tjetër në parandalimit dhe luftimit të korrupsionit do të ketë përkrahjen time dhe të zyrës sime. Është rrit numri i gjyqtarëve dhe institucioneve dhe është rrit buxheti për sundimit të ligjit”.
“Konsideroj që përgjatë këtyre 10 viteve Kemi, progres por ekziston mundësia që të bëhet më shumë në sundimin e ligjit dhe të punohet me më shumë profesionalizëm”.
“Sfidave kanë qenë të ndryshme do përmendi disa prej tyre bashkëpunimi institucional ndjenja hetimi dhe gjykimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në përgjithësi ngritja e kapaciteteve të institucioneve të sundimit të ligjit në fusha specifike”.