Propagandë të paskrupullt kundër aleatëve ndërkombëtarë e ka quajtur presidenti Hashim Thaçi kërkesën e partive opozitare dhe shoqërisë civile që të mos diskutohet në Bruksel me Serbinë për shkëmbim territoresh.
Thaçi ka thënë se sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i Kosovës janë të garantuara nga Kushtetuta dhe jo nga deklaratat emocionale.
Thaçi ka shkruar në Facebook se qytetarët duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëpërmjet referendumit.
Por, opozita ka thënë se presidenti duhet të ndalet.
LDK-ja po pret që nëse pas seancës të jashtëzakonshme, Thaçi nuk reflekton, ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetues.
Ndërkohë, deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se aventura që e ka ndërmarrë Thaçi në proces me Serbinë e kthen Kosovën ne rrafsh të kërkimit të aprovimit të ndarjes së vet si provincë nga Serbia.
“Kosova duhet të jetë më e fortë me çdo kusht për mposhtjen e shtetshkatërruesit. Vija e kuqe Thaçit i vendoset së pari në Kuvend, më 4 shtator, e mandej edhe në protesta masive qytetare”, ka shkruar Deda në Facebook.