Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka kujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin në njëvjetorin e vdekjes së tij.
Ai ka thënë se ish-kryeministri Rexhepi ka lënë parpa vetes një trashëgimi të pasur si bartës i institucioneve të larta shtetërore, njofton Klan Kosova
”Dje u bë një vit nga vdekja e ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, që prapa vete la një trashëgimi të pasur si humanist, doktor i luftës, lider politik, kryeministër dhe bartës i funksioneve të tjera të larta shtetërore. Ish kryeministri Bajram Rexhepi do të mbahet mend për kulturën e lartë demokratike, shpirtin tolerant, frymën fisnike dhe modestinë njerëzore, si vlera që i reflektoi dhe i shpërndau me të tjerët, qoftë para luftës, gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe në kohën e rindërtimit të Kosovës. Jemi krenarë që Kosova ka dhënë një profil politikani dhe burrështetasi si Bajram Rexhepi. HTH”