Ekonomia Online
FUNDIT

Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit: Liria s’është e plotë pa ndëshkimin e kriminelëve

Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit: Liria s’është e plotë pa ndëshkimin e kriminelëve

Presidenti, Hashim Thaçi ka kujtuar të masakruarit në masakrën e fshatit Lubeniq të Pejës në 19-vjetorin e kësaj masakre. “Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë. Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të […]

Presidenti, Hashim Thaçi ka kujtuar të masakruarit në masakrën e fshatit Lubeniq të Pejës në 19-vjetorin e kësaj masakre.

“Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë. Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të pafajshëm: burra, të moshuar, gra e fëmijë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Nderimi institucional për të gjithë të rënët do të jetë i përjetshëm, por liria dhe çdo vlerë e ndërtuar me sakrificë, asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve”.

Të ngjashme