Thaçi: Ligji për Investimet Strategjike krijon kushte të mira për investitorët

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 11:05 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ligji për Investiemt Strategjike do të krijojë kushte më të mira për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se me ligjin e ri i jepet fund procedurave burokratike.

“Me këtë ligj i japim fund njëherë e përgjithmonë procedurave burokratike dhe për çdo projekt që merr statusin e investimit strategjik, tash investitorët brenda 15 ditëve të punës do ta marrin edhe vendimin lidhur me kërkesat e tyre për leje, licenca dhe autorizime ligjore”, ka shkruar Thaçi.

“Për projekte strategjike, investitorëve do iu lejohet edhe shfrytëzimi i pasurive të paluajtshme shoqërore me kohëzgjatje maksimale deri në 99 vjet. Si urë lidhëse mes vendeve të Evropës Juglindore, me mundësi të shumta, Kosova çdoherë e më shumë po shihet edhe si vend strategjik për investime”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme