Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në shtetin e Panamasë, ka marr pjesë në ceremoninë e hapjes së Kanlit të Panamsë.Thaçi gjatë kësaj ceremonie, ka bërë të ditur se ka takuar udhëheqës të shteteve që nuk e kanë njohur dhe që presin të njohin Kosovën.
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Gjatë ceremonisë së hapjes së Kanalit të Panamasë, pata takime bilaterale dhe bashkëbisedie me Presidentë të Amerikës Qendrore dhe Latine, ish Mbretin e Spanjës Juan Carlos, kryeministra dhe ministra të shteteve, me fokus të veçantë te shtetet që nuk na kanë njohur dhe që presim të na njohin.
Falënderova posacërisht Presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela, për pritjen bujare dhe ndihmën që ky shtet po jep Kosovës në ndërveprim global diplomatik.