Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur të dhimbshëm lajmin për vdekjen e regjisorit Bekim Lumi.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Lumi ka kontribuar shumë për artin e kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj.
“I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka shkruar Thaçi.