Presidenti i vendit Hashim Thaçi, po qëndron për vizitë zyrtare në Maltë, me ç’rast është pritur me nderime të larta shtetërore.
Përmes një postimi ne facebook, Thaçi ka njoftuar se është takaur me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, me të cilën janë pajtuar që bashkëpunimi ndërshtetëror të fuqizohet dhe të shtrihet edhe në fusha tjera, shkruan Ekonomia Online.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Malta ishte ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në tetë vjetët e fundit, ajo ka qenë një mbështetëse e fuqishme e forcimit të shtetësisë dhe perspektivës evropiane të Kosovës.
Në takimin me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, u pajtuam që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona duhet të shtrihen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë.
Pas takimit, vendosa lule në memorialin e dëshmorëve në kryeqytetin Valeta. HTH