Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është takuar me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson.
Në këto takime është biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Gjithashtu kreu i shtetit të Kosovës ka pasur takime edhe me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington.