Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka ofruar mbështetjen e tij komunitetit LGBTIQ për të luftuar për të drejta të barabarata – teksa sot shënohet edhe Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobobisë.
Thaçi thotë se do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë, njofton Klan Kosova
Tutje ai shton se si president, ka iniciuar krijimin e instrumenteve të reja për të adresuar nevojat e atij komuniteti.
“Në # IDAHOBIT2020Kosova, unë dua të shtoj mbështetjen time për të gjithë personat #LGBTIQ në Kosovë për të luftuar me guxim për të drejtat e tyre kushtetuese. Ne do të vazhdojmë, duke punuar për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë. Si President, kam filluar krijimin e instrumenteve të reja për të adresuar nevojat e qytetarëve”,ka shkruar Thaçi