Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kaluar mbrëmë kufirin në Vermicë dhe është identifikuar nga policia kufitare, ka shkruar kolumnisti Asdren Rrahmani.
Rrahmani, përmes një statusi në Facebook, ngre disa dyshime të tij për qëllimin e vizitës së presidentit në Tiranë.
“Nuk pati asnjë lajm se çka bëri a kend takoi në Shqipëri. Ndoshta ka shkuar ta takojë ish ministrin Pacolli? Apo ndoshta edhe e mori me vete në Kosovë (meqenëse policia nuk ia kontrolloi bagazhin)? Shpejt do të marrim vesh gjithçka”, shprehet ai.
Statusi i plotë i Rrahmanit:
Diplomacia në akcion
Presidenti i Kosovës ka kaluar kufirin në Vërmicë duke hyrë në Kosovë mbrëmë në 19:20 me dy automjete zyrtare. Ai është identifikuar nga policia kufitare. Nuk pati asnjë lajm se çka bëri a kend takoi në Shqipëri. Ndoshta ka shkuar ta takojë ish ministrin Pacolli? Apo ndoshta edhe e mori me vete në Kosovë (meqenëse policia nuk ia kontrolloi bagazhin)? Shpejtë do të marrim vesh gjithçka.