Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot edhe Drejtoreshën për Evropën Kontinentale të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Florence Mangin, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Francës, me theks të veçantë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris më 11 nëntor.
Thaçi theksoi se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen që Franca po i jep Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë, sidomos në çështjet imediate, siç janë anëtarësimi në INTERPOL dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Mangin u shpreh se Franca e mbështetë rrugën euroatlantike të Kosovës.
Thaçi, po ashtu, konfirmoi se do të jetë në Paris, më 11 nëntor, në mesin e 84 krerëve të shteteve, në komemoracionet për veteranët dhe viktimat e Luftës së Parë Botërore, por edhe për të shënuar inaugurimin dhe edicionin e parë të Forumit të Paqes, iniciativë kjo e presidentit Macron.