Presidenti Hashim Thaçi tha se në Berlin delegacioni kosovar, përfshirë kryeministrin Ramush Haradinaj, ka qenë unik.
Sipas tij, atje kanë shkuar me një qëndrim dhe ai ishte që taksa të vazhdojë të mbetet në fuqi dhe që të bindet kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macronin që të mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi prezantuar një qëndrim, dhe qëndrimet kanë qenë të qarta sa i përket gjitha çështjeve sa i përket fokusit tonë të rëndësishëm, sepse fokusi im ka qenë si të bindim Merkel dhe Macron për mbështetjen e liberalizimit të vizave, dhe mesazhi ka qenë i qartë që ne i kemi plotësuar gjitha kriteret”, tha ai.
Thaçi tha se Merkeli dhe Macroni nuk bën thirrje ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiqit që ta njoh Kosovën, por as pesë vendeve të BE-së.
Ai rithekson se është pro bashkëngjitjes së Luginës me Kosovën pa u cenuar asnjë centimetër, dhe që sipas tij, është në të drejtën e Zotit dhe qytetarëve të Kosovës.
“Disa kanë menduar se gjithçka mund të ndodh vetëm me i thënë Vuçiqit njihe Kosovën dhe do përmbyllet por nuk është ashtu sepse nuk pash një thirrje të tillë as nga Merkel dhe Macron drejtuar Vuçiqit, nuk p.sh gatishmëri për thirrje edhe për 5 vendet e BE me njoft Kosovën, për këtë thash që nuk është hapur asnjë ide e re dhe nuk është mbyllë një ide”.
“…sa i përket korrigjimit unë jam që Presheva, Medvegja e Bujanoci me iu bashku Kosovës pa cenuar asnjë centimetër tjetër, jam në të drejtën e Zotit dhe qytetarëve të Kosovës”.
“Vlerësoj qëllimin e mirë dhe durimin që është treguar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Perspektiva evropiane për Kosovën mbetet një frazë e mirë për veshët, por nuk vazhdon të ketë asgjë konkrete nga BE-ja”.
Presidenti u tregua i ashpër edhe me pesë vendet e Quintit, si Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mosunitet rreth arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jostabiliteti aktual i Kosovës me vendet është rezultat i mosnjohjes e pavarësisë nga Serbia dhe Bosnja, gjithë jemi dëshmitar që 20 vjet pas luftës Serbia vazhdon të cenoj Kosovën dhe të sillet në mënyrë jo evropiane dhe BE-ja qëndron e heshtur ndaj kësaj sjelljeje”.
“Kjo sjellje anti-evropiane ka bërë të kemi një ngrirje të njihje për Kosovën nga 5 vendet e BE-së, kjo situatë ka krijuar rrethanë jo te volitshme për Kosovën. Si rrjedhim Kosova ka të pamundur të bëj hapa konkret në BE dhe NATO, marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë vazhdimisht të acaruara ekziston një barriera të shumta për mallra dhe qytetarët”.
Sipas tij, nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi pa rolin e ShBA-së.
“Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është e pamundur pa rolin vendimtar të ShBA-së”.
“Ekziston një opinion se samiti i Berlinit ka qenë mundësi e mire dhe vlerësoj se ky samit është në interes që ka ndodh, është diskutuar hapur për çështjet e hapura apo që do mund të hapen, dhe aty nuk ka dal asnjë ide e re për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi gjitha alternativat janë të hapura për një marrëveshje historike në mes dy vendeve”.
“Në Samit kam prezantuar pika nga platforma për dialogun, që Kosova do jetë konstruktive dhe e gatshme për dialog të pakushtëzuar kur të udhëhiqet nga faktor serioz, Kosova ka konfirmuar në pjesëmarrjen e 1 korrikut në Paris ku ky takim do jetë i udhëhequr nga Macron në kornizat e BE-së, respektimi i sovranitetit dhe territorial i Kosovës dhe të i jetë i pacenueshëm se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis me Serbi ne këmbim të njohjes, pretendimet apo ëndrrat e dikujt që në veri të krijohet një asociacion”.
Thaçi tha se aktualisht dialogu është i bllokuar si pasojë e Serbia që ka kushtëzuar dialogun. Ai po ashtu tha se Kosova për momentin ka nivelin më të ulët të marrëdhënieve me Bosnjën.
“Dialogu në 2011 përkund rezultateve të preksh tani është i bllokuar definitivisht nga Serbia që ka kushtëzuar me pengës, kushtëzimi i dialogut nuk është dashur të lejohet në asnjë rrethanë sepse nuk duhet të kushtëzohet nga asnjëra palë”.
“Si pasojë e Serbisë, marrëdhëniet e Kosovës me Bosnjën tani janë në nivelin më të ulët. BE-ja ka hequr vizat për qytetarët e Bosnjës ndërsa kjo e fundit ende mban në fuqi regjimin e vizave për Kosovën”.
Thaçi tha se ratifikimi i marrëveshjes për demarkimimin e kufijve me Malin e Zi ka qenë mashtrim.
“Ratifikimi ka qenë mashtrim dhe asgjë më tepër, Kosova ka bërë të qartë se mbetet vendi më i izoluar padrejtësisht në Evropë. Për Kosovën është inkurajuese që Maqedonia të lëvizë për anëtarësim të plotë në NATO në mënyrë që Kosovës dhe rajonit të i rriten vlerat euroatlantike edhe ne synojmë të jemi anëtarë në NATO”.
“Samitit i jam drejtuar me thirrjen që normaliteti dhe pajtimi në mes Kosovës she Serbisë është i pamundur për aq kohë sa nuk dënohet gjenocidin Serbisë në Kosovë dhe për aq që Serbia vazhdon ta mohoj atë”.
“Vendosja e taksës ka qenë vendim i drejtë dhe legjitim dhe si i tillë mbetet ne duqi, përpjekjet tona të përbashkët për arritjen e marrëveshjes janë kundërshtuar në mënyrë të pakuptueshme nga injorantë”.