Thaçi në këto fotografi shihet teksa diskuton me presidentin turk, Tayip Erdogan.
Aty po merr pjesë edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta.
Kujtojmë se i ftuar në këtë ceremoni është edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
Gjatë ditës së sotme, lajmi.net kishte raportuar për fotografinë e krerëve të shteteve të ndryshme në të cilën shiheshin edhe Thaçi e Vuçiq.
Megjithatë, nuk dihet nëse të njëjtit kishin ndonjë takim mes tyre.