Organizata e Veterënave të Luftës, ka propozuar që të pastrohen listat e veteranëve, nga ata që janë bërë pjesë e tyre, por që nuk kanë marrë pjesë në luftë. Kështu ka deklaruar sekretari i OVL, Faton Klinaku, i cili ka thënë se kundër kësaj kanë qenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
“Qëndrimi ynë ka qenë që t’i pastrojmë listat. Por Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë thënë të mos preken pasi shkaktohet turbullira”, tha Klinaku.
“Këshilli Drejtues ka 61anëtarë, ekziston procesverbali ku kemi votuar për këto ndryshime. Na kanë sjell këtë gjendje. Daut Haradniaj s’ka mund t’i nxjerr veteranë krejt brigadën. Edhe komandantët tjerë të zonave e kanë fryrë numrin e listave”, tha ai.
“Opinioni e di se më shumë 25 mijë ushtarë s’kanë qenë. Është rritë lista nga politika”, ka thënë Klinaku në Ora e Fundit.
Ngutja e këtij ndryshimi, sipas tij, është bërë për shkak të kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar.