Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka ndarë dekoratën “Urdhri i “Pavarësisë” për Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës.
Ai gjatë vizitës që i ka bërë BIK-ut, në pragë të Kurban Bajrmit, ka thënë se vlerëson lartë kontribut e Bashkësisë Islame të Kosovës për çlirimin e vendit.
“Uroj që kjo festë të jetë e solidaritetit e dashurisë dhe respektit, dhe duke vlerësuar lart kontribut e BIK -ut në dekada për çlirim e Kosovës. Si President unë kam vendosur të ndaje dekoratën e urdhrit të Pavarësisë për Bashkësinë Islame, për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës”
Ndërsa Myftiu, Naim Tërnava e ka falënderuar Presidentin, Thaçi për dekoratën e dhënë.
“Për neve është nder dhe respekt i veçantë që na vizituat. Për neve është kënaqësi ndarja e ë kësaj dekorata e cila me të vërtet ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe para luftës dhe pas luftës në Kosovë dhe falë asaj lufte të drejtë çlirimtare sot Kosova është e lirë e sovrane”, tha Tërnava.