Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë sot “Urdhrin e Lirisë” për dy vëllezërit Berisha nga Dobërdoli i Klinës.
Thaçi ka thënë se punëtoria e vëllezërve Berisha në Dobërdol të Klinës ishte gjithmonë në shërbim të luftës së lavdishme të UÇK-së.
“Urdhrin e Lirisë sot e ndava për dy vëllezërit Berisha nga Dobërdoli i Klinës, Idrizin dhe Milazimin. Në punëtorinë e familjes së tyre, Idrizi si piktor i njohur bënte kamuflimin me ngjyra të uniformave për ushtarët dhe të tabelave për automjetet e UÇK-së. Ndërsa, Milazimi, si mjeshtër i dalluar i kësaj ane, së bashku me strategë të njohur të luftës sonë, siç ishte edhe heroi Bekim Berisha, me punë dore ndihmonte në prodhimin e armëve”, ka shkruar ai në Facebook.