Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e ShBA-së, Madeline Albright, në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka falënderuar atë për kontributin e pakursyer për lirinë e vendit.
“Ju do mbeteni gjithmonë hero i Kosovës për atë që keni bërë për të parandaluar të keqen, vrasjet dhe dëbime për të krijuar mundësinë e rikthimit të njerëzve në pronat e tyre. Për të ndërtuar jetën e re paqen harmoninë, multietnicitetin, për zhvillimin ekonomik të një vendi të ri”, tha Thaçi.
Thaçi tha se populli i Kosovës ndihet i bekuar që pas njëzet vjetëve, Madeline Albright, u kthye në familje për të kremtuar 20-vjetorin e lirisë së Kosovës.
“Jemi të bekuar si vend dhe popull që ju dhe Cinton edhe pas njëzet viteve jeni rikthyer në shtëpinë tuaj, në familjen tuaj për të kremtuar njëzet vjetorin e lirisë së Kosovës”, tha ai, raporton EO.
Thaçi e ka dekoruar ish-sekretaren Albright me “Urdhrin e Lirisë”.
“Si president duke shfrytëzuar mandatin kushtetues dhe ligjor ndaj çmimin e “Urdhrit të Lirisë” për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm”, tha Thaçi.