Thaçi nderon me urdhrin “Hasan Prishtina” veprimtarin Selatin Novosella

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina” veprimtarin Selatin Novosella.

“Në 75 vjetorin e lindjes dhe 55 vjetorin e veprimtarisë politike atdhetare, veprimtarin e njohur Selatin Novosella e dekorova me urdhrin “Hasan Prishtina”. Në këto pesë dekada, Selatin Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën”.

“Republika e Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme do u jenë mirënjohëse përjetësisht të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në rrugëtimin tonë të gjatë për liri dhe pavarësi”, shkruan kreu i shtetit në një postim në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme