Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë një gjest human ndaj një kameramani, raporton Ekonomia Online.
Kameramani u rrëzua në tokë gjatë kohës sa po tentonte të merrte pamje të presidentit Thaçi, i cili po dilte nga takimi me krerët e tjerë të shtetit në një nga restorantet e kryeqytetit.
Kjo tregon edhe përkushtimin që kanë kameramanët dhe gazetarët në rastet kur ata duhet të synojnë sa më shpejtë të kapin pamjet dhe deklaratat për të zënë lajmin.