Thaçi në Berlin: Nuk ka dialog me Serbinë pa mbështetjen e SHBA-ve

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, kanë mbajtur një konferencë për media para takimit në Berlin.

Si Thaçi ashtu edhe Haradinaj kanë mohuar të jetë arritur pajtueshmëri mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes të dyja vendeve, e cila u raportua në medie duke u bazuar në një draft nga Samiti i Berlinit, raporton lajmi.net.

Presidenti Thaçi lidhur me këtë tha se nuk kishte folur askush me ta për këtë çështje.

“Me ne nuk ka folur askush ende”, tha Thaçi.

Thaçi foli edhe për korrigjimin e kufijve, derisa shtoi se nuk ka dialog pa mbështetjen e SHBA-ve.

“Unë ritheksojë nuk ka dialog -negociata pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova është vendi i pavarur sovran, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc ekziston krejt një komb, Kosovë”, ka thënë Thaçi

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se nuk ka ndonjë draft ose dokument të dakorduar.

“Nuk ka ndonjë draft ose dokument të as të dakorduar as të informuar paraprakisht. Por ajo çka është më rëndësi është se Kosova i ka qëndrimet e veta e ka qëllimin e vet”, tha Haradinaj. 

Të ngjashme