Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili po qëndron në Kroaci, thotë se presidentja e këtij vendi për nder të tij ka shtruar një darkë ku ndër tjerash u ftuan edhe shqiptarë shumë të suksesshëm.
Sipas presidentit Thaçi, ky është konfirmimi më i mirë i marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona. Ndërkaq thotë se është krenar me punën dhe të arriturat e tyre.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Mënyra më e mirë për të përfunduar një ditë të shkëlqyeshme është një darkë e shtruar nga Presidentja Grabar-Kitaroviq, në të cilën për nderin tonë janë të ftuar disa nga shqiptarët e suksesshëm që e kanë bërë shtëpi të tyre të dytë Kroacinë.
Këta janë konfirmimi më i mirë i marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona.
Jemi krenar me punën e tyre, me të arriturat e tyre dhe me respektin që kanë gjetur dhe e gëzojnë në Kroaci.
Këta janë fytyra e vërtetë e Kosovës, këta janë shembulli më i mirë për të gjithë ne. HTH