Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Europës, u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Europian që t’ia heqin Kosovës regjimin e vizave.
Ai ka thënë se Kosova ka përmbushur kritere që tejkalojnë edhe standardet e shumë prej shteteve anëtare të BE-së, por ende po vazhdon diskriminimi i qytetarëve kosovarë.
“Ky diskriminim dhe ky trajtim i pabarabartë po komprometon edhe vetë vlerat e Bashkimit Evropian, mbi të cilat e ka ndërtuar bashkëpunimin me vendet jo anëtare në rajonin tonë. Bashkimi Evropian duhet t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.