Thaçi në Kanada në kërkim të arit

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 13:05 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi këto ditë ka qëndruar në Kanada.

Ai vizitën e ka përmbyllur kur është takuar me homologun e tij kanadez, David Johnston me të cilin diskutuan diçka interesante – për kërkim të arit.

“Diskutuam gjerë e gjatë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kanadasë, për mundësitë e përbashkëta të rritjes së bashkëpunimit në fushat strategjike të ekonomisë, si energjia, minierat, kërkimi i arit dhe bujqësia”.

I pari i vendit ka thënë se Guvernatorin Johnston e ka ftuar për ta vizituar Kosovën për të parë nga afër të arriturat e vendit, si dhe për t’i dhënë shtytje projekteve të përbashkëta dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Kanadasë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme