Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Thaçi me këtë rast tha se sakrifica e kësaj familje shënoi kthesën më të madhe në historinë e popullit të Kosovës.
Prandaj sipas kreut të shtetit duhet të punohet për anëtarësim në BE dhe NATO, por duke ruajtur edhe raportin special me ShBA-në.
“Jemi në nderim të familjes Jashari jemi duke bë nderimet me të larta shtetërore, kjo është epopeja më e lavdishme”.
“Kur kujtojmë 5, 6 dhe 7 marsin kujtojmë sakrificën e familjes qe bëri që bota të ndryshojë mendim për Kosovën”.
“Duhet të punojmë në rrugëtimin tonë të sigurt për në BE dhe NATO dhe duke ruajtur raportin special me ShBA-në”.