Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të kësaj masakre, raporton Ekonomia Online.
Thaçi me këtë rast ka thënë se kjo masakër është krim kundër njerëzimit dhe gjenocid i kryer ndaj civilëve, që sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për atë që po ndodhte në Kosovë.
Por kreu i shtetit shtoi se drejtësia ndërkombëtare për të mos ia prishur qejfin Serbisë, heshti krimet në Kosovë.
“Jemi së bashku me presidentin Meta për të bërë nderimet më të larta shtetërore dhe kombëtare për të masakruarit që njohjet prej masakrave me të rënda që ka kryer shteti i Serbisë pas masakrës së Srebenicës. Masakra e Reçakut është krim kundër njerëzimit që nënkupton edhe gjenocid, por kjo masakër sensibilizojë opinioni ndërkombëtar për të parë dhe për të që gjithçka e qartë se Serbia po kryente gjenocid në Kosovë”.
“Duhet të shprehë revoltën time si president që drejtësia ndërkombëtare duke mos ja prishur qefin Serbisë ka heshtur dhe me dhunimin e 20 000 grave shqiptare dhe dëbimin e 800 mijë shqiptarëve. Rrugëtimi jonë është forcojmë shtetin tonë gjithmonë duke kërkuar drejtësi që shteti Serbisë të jep llogari për gjenocid”.
“Pretendenca e fshehjes nga autoritet e Serbisë është një sjellje e mentalitetit të Millosheviqit dhe kjo sjellja ka ardhur si heshtje e ndërkombëtare sepse veç ambasadori Walker erdh për të vizituar. Por nuk ka njeri në botë që e mohon këtë masakër dhe 400 makra tjera”.
Më 15 janar të vitit 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.
Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, ish-shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.